A mund të jetë Princi Harry  në telashe dhe të humbasë të drejtën e tij për të jetuar në SHBA? 

 

Sipas ligjit amerikan, kushdo që aplikon për vizë për të jetuar dhe punuar në Amerikë duhet të plotësojë një kuti ku duhet t’i përgjigjet "po" ose "jo" pyetjes: "A jeni apo keni qenë ndonjëherë përdorues droge apo i varur nga droga?". Ligji amerikan i imigracionit parashikon dënime të rënda për ata që gënjejnë zyrtarët e imigracionit, duke përfshirë dëbimin dhe ndalimin e aplikimit për shtetësi.

Kjo temë diskutimi u hap pasi rrëfimit të princit që ka qenë një përdorues droge madje edhe i varur nga substancat narkotike gjatë kohës kur jetonte në Britani të Madhe.

 

E nisur nga ky rrëfim, autoritetet e imigracionit në SHBA kanë afat deri më 12 prill për t'iu përgjigjur kërkesës së një instituti kërkimor kryesor amerikan, i cili po kërkon të përcaktojë se si Duka i Sussex u lejua të hynte në Shtetet e Bashkuara! Deri tani zyrtarët amerikanë kanë refuzuar që t’u kthejnë përgjigje duke përmendur shqetësimet e privatësisë.