Policia e Pogradecit ka marrë njoftim këtë të diel për vendosjen e një sendi të dyshimtë poshtë një mjeti.
Ngjarja raportohet në lagjen 2 të qytetit. Mësohet se ka qenë roja i prokurorisë që ka lajmëruar policinë. Rreth orës 4 të mëngjesit, ai ka vënë re një shtetas duke u shtrirë në tokë e duke vendosur diçka poshtë makinës.
Dyshimet ishin për lëndë plasëse, ç’ka bëri që e gjithë zona të rrethohej me perimetër sigurie, por pas verifikimeve rezultoi se ishte GPS. Shkak për dyshimet e forta u bë edhe pronësia e mjetit që mësohet të jetë Eris Çekani, një person i përfshirë në konflikte të mëparshme.