Policia ka dhënë informacion në lidhje me dy GPS të zbuluara gjatë natës në dy automjete të parkuara në lagjen nr.3 në Elbasan.

Fillimisht uniformat blu kanë dyshuar se bëhet fjalë për lëndë plasëse. Mësohet se dy automjete në pronësi të 39-vjeçarit Eris Çekanit, lëshoheshin me qira.

 

Njoftimi i policise

 

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, nën dy automjetet në pronësi të shtetasit  E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec (të cilat i lëshon me qira) janë konstatuar dy sende të dyshimta. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk ishin lëndë plasëse, por ishin dy GPS.

 

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit.