Tre automjete me targa të Kosovës janë djegur ditën e sotme në Leposaviq. Lajmi është njoftuar nga shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela.

Ai është shprehur se strukturat ilegale të Serbisë, po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese.

 

“Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piromaniak i Vuçiçit do të dështojë”, ka shkruar Vela.

 

Në dy ditët e fundit në veri të Kosovës janë djegur edhe 5 automjete të tjera. Kjo ka sjellë edhe reagimin e ndërkombëtarëve.