Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Sali Berisha në emër të tij, më herët gjatë ditës së sotme në Shkodër.
Berisha ishte prezent sot gjatë një ceremonisë përkujtimore të masakrës së 2 prillit në Shkodër dhe sipas kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, përkujtimi ndaj atyre që dhanë jetën duhej të ishte bërë me nderim dhe heshtje.
“Veçse një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit, duke sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai,” shkruan Alibeaj në postimin e tij në Facebook.