Muaji prill nuk ka nisur me motin e zakonshëm pranveror, teksa i gjithë territori i vendit është përfshirë nga vranësirat, të shoqëruara me reshje shiu.

Prej mbrëmjes së të shtunës, qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan kanë parë intensitet më të lartë reshje, ku në zona të izoluara janë shoqëruar edhe me stuhi ere.

Për shkak të uljes së temperaturave, në zonat e thella malore ka prezencë të borës. Reshjet e borës do të vijojnë edhe gjatë natës në zonat juglindore të vendit.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat e ajrit janë ulur me 2 gradë celcius në orët e mëngjesit duke u luhatur nga 3°C deri në 17°C.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Edhe java e ardhshme pritet të nisë me të njëjtat kushte atmosferike. Reshjet do të jenë prezente në të gjithë vendin në ditët në vijim, ndërsa në zonat e thella malore do të jenë në formë dëbore. Edhe temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat minimale dhe maksimale të tyre