Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e kësaj të hëne se do të nisë së shpejti podcastin e tij.

 

Në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Rama ka treguar se në këtë rubrikë të re që do të nisë, do të ftojë politikanë, njerëz të artit, kulturës apo medias.

 

Në podcastin që do të quhet “Flasim”, Rama thotë se do të ftojë kundërshtarët e tij, nëse e pranojnë ftesën për të shkuar.

 

“Flasim është një eksperiencë re, për mua dhe ju. Flasim është podcasti im i  menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur a të panjohur. Personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj, miqësorë apo jo ndaj meje. Por edhe protagonistë të jetës shqiptare aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike, madje edhe kundërshtarë pse jo, nëse e pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira! Flasim”, thotë Rama.