Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi njoftoi pasditen e sotme se ashtu si është shpallur edhe në fillim të këtij viti shkollor, java e ardhshme 3 deri në 9 prill do të jetë java e pushimeve për nxënësit në shkollat 9-vjeçare, një traditë e rikthyer tashmë pas shumë vitesh.

 

“Këto ditë pushimi le të shërbejnë për të marrë energji të reja pozitive duke kaluar sa më shumë kohë me familjet dhe të afërmit tuaj. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’u angazhuar në aktivitete të larmishme sociale, sportive, artistike, kulturore, etj.”, u shpreh Kushi në një postim në rrjetet sociale.

 

“Sigurisht që do të keni mjaftueshëm kohë që të luani në ajër të pastër, të bisedoni me njëri-tjetrin dhe të shijoni natyrën në këto ditë të bukura pranverore. Por kam edhe një këshillë që unë gjithnjë e quaj të domosdoshme për ju gjatë pushimeve. Mos iu ndani librit dhe leximit! Bashkë me prindërit, vëllezërit e motrat, lexoni libra të bukur për moshën tuaj, libra artistikë, poezi, fabula, romane, etj.”, përfundoi ministrja Kushi.