Kreu i Partisë së Lirisë, ka dalë nga ambientet e SPAK dhe po jep një deklaratë për mediat.

 

Meta ka bërë të ditur se është pyetur për çështjen ÇEZ-DIA.

 

“Kam pasur një ftesë për të ardhur në SPAK, prej disa ditësh për një çështje të filluar në 2019. Me çfarë kuptova me burime të hapura por kjo nuk është e rëndësishme ta sqaroj unë. E kam thënë që kam pasur pritshmëri që SPAK do të ishte lider në luftën kundër korrupsionit dhe sidomos zyrtarëve të lartë. Sa herë që të ftohesha do të vija me kënaqësi për ti ndihmuar. Mesa kuptova kishte të bënte lidhur me çështjen CEZ-Dia. Aktivizohet gjithmonë si çështje sa herë që rilindja është në krizë. Jam përgjigjur me qetësi dhe durim për t’i ndihmuar për rrethana apo persona të caktuara”-tha Meta.