Këto janë pamjet tragjike të aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Astir, ku si pasojë një këmbësor humbi jetën.

 

Në videon e siguruar nga Klan News, këmbësori kalon nga njëra anë e trotuarit duke tentuar të kapërcejë në anën tjetër të rrugës kryesore të Unazës së Madhe.

 

Teksa ka kaluar njërën gjysmën e karrexhatës në këmbë dhe ka kapërcyer murin ndarës mes korsive, tenton të kalojë gjysmën tjetër.

 

Sikurse shfaqet edhe në video fatkeqësisht në këtë moment është përplasur nga një prej automjeteve.

 

Goditja ka qenë e fortë dhe viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes..