Të paktën gjashtë sektor në vend kanë infrastruktura që vlerësohen si kritike informacioni dhe të rëndësishme.

 

Një infrastrukturë e tillë nënkupton asete, sisteme, rrjete fizike apo virtuale jetikë dhe që duhet të mbrohen në mënyrë të lartë.

 

Raporti vjetor i Autoritetit Kombëtar Për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike i vitit 2022 bën një klasifikim të sektorëve që në vendin tonë kanë infrastruktura të kësaj natyre dhe që monitorohen më pas vazhdimisht.

 

Edhe gjatë vitit 2022 janë identifikuar dhe bërë klasifikimet me këto sektorë të cilët janë:

 

-I pari sektori Energjetik: 14 Infrastruktura Kritike të Informacionit dhe 13 Infrastruktura të Rëndësishme të Informacionit.

 

-I dyti sektori i Transportit: 31 Infrastruktura Kritike të Informacionit dhe 6 Infrastruktura të Rëndësishme të Informacionit.

 

-I treti sektori Bankar: 20 Infrastruktura Kritike të Informacionit dhe 52 Infrastruktura të Rëndësishme të Informacionit.

 

-I katërti sektori Shëndetësor: 17 Infrastruktura Kritike të Informacionit dhe 8 Infrastruktura të Rëndësishme të Informacionit.

 

-I pesti sektori i furnizimit me ujë: 6 Infrastruktura Kritike të Informacionit dhe 44 Infrastruktura të Rëndësishme të Informacionit

 

-I pesti infrastruktura Digjitale: 54 Infrastruktura Kritike të Informacionit dhe 25 Infrastruktura të Rëndësishme të Informacionit.

 

Kontrollet e Autoritetit

 

Gjatë vitit 2022 Autoriteti ka bërë një sërë kontrollesh në operatorë që disponojnë infrastruktura teknike, duke u paraqitur pranë ambienteve të tyre për verifikimin e zbatimit të masave të sigurisë minimale, teknike dhe organizative. Sipas raportit Sektori i Kontrollit ka audituar: a) 6 Operatorë të Infrastrukturave Kritike të Informacionit, përshirë sektorët Shëndetësor, Financiar (Bankar, Mikrofinanciar), Energjetik; b) 5 Operatorë të Infrastrukturave të Rëndësishme të Informacionit, përfshire sektorin Shëndetësor dhe Financiar (Tregu i Siguracioneve)./Monitor