Një 24-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi akuzohet se ka përndjekur ish-të dashurën e tij. 

 

 

Në pranga ja rënë Xh. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij, si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit me të cilin ajo udhëtonte.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Xh. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij, si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit me të cilin ajo udhëtonte“- njofton policia.

 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.