Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Armando Papën, i cili u arrestua të shtunën në Tiranë me 41.7 kg heroinë në makinë.

 

Sipas raportimeve, para togave të zeza ai ka deklaruar se po shkonte në Rinas për të dërguar një porosi motrës së tij.

 

Po ashtu Papa pretendon se nuk ishte në dijeni të drogës në makinën e tij, duke shtuar se dikush ia ka futur në mjet.

 

31-vjeçari u vu në pranga si rrjedhojë e operacionit të koduar “Fusha e kuqe”.

 

Në makinën e tij, tip “Benz”, u gjetën brenda një kutie 62 pako me heroinë. Në lidhje me këtë ngjarje, policia shpalli në kërkim edhe një person tjetër, me iniciale R.G.

 

Sipas burimeve nga policia origjina e lëndës narkotike dyshohet se ishte nga Turqia.