Shpërthen bombola e gazit në Patos, tre të dëmtuar.

 

 

Mësohet se bombola ka shpërthyer në një banesë në Grizë Lënginas ndërsa të plagosurit janë shoqëruar për në spitalin e Fierit.

 

 

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

 

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.