Një mësuese shkolle në Virxhinia, e cila u qëllua nga nxënësi i saj gjashtëvjeçar, ka ngritur një padi prej 40 milionë dollarësh kundër zyrtarëve të shkollës, duke pretenduar neglizhencë të madhe për injorimin e shenjave paralajmëruese.

 

 

Padia, e ngritur të hënën, argumenton se të pandehurit e dinin se fëmija kishte një histori të dhunës së rastësishme.

 

Abigail “Abby” Zwerner, 25 vjeç, u qëllua më 6 janar në dorë dhe në pjesën e sipërme të gjoksit dhe kaloi dy javë në spital.

 

 

Mësuesja është operuar katër herë. Djali e kishte pistoletën në çantën e shpinës në shkollën fillore Richneck në Newport News, një qytet me rreth 180,000 banorë në veri-perëndim të Virginia Beach.

 

Pasi u qëllua nga nxënësi, mësuesja Zwerner i çoi studentët e tjerë në një vend të sigurt përpara se të thërriste për ndihmë për veten e saj.

 

“Ajo është një ushtarë, ajo është një hero”, tha shefi i policisë Steve Drew pas incidentit.

 

Sipas hetuesve, fëmija ka marrë armën e zjarrit të nënës së tij, e cila është blerë legalisht. Bordi ka votuar që atëherë për instalimin e detektorëve metalikë në Richneck, i cili ka 550 nxënës, dhe çdo shkollë tjetër në rreth.

 

Mbikëqyrësi u shkarkua nga bordi i shkollës dhe ndihmësdrejtoresha dha dorëheqjen, por djali nuk është akuzuar dhe as dikush tjetër.

 

Padia pretendon se i njëjti djalë sulmoi mësuesen e tij të kopshtit vitin e kaluar. Gjithashtu pretendohet se djali ka ndjekur nxënësit e tjerë me një rrip për t’i fshikulluar dhe ka sharë me fjalë banale stafin e shkollës.

 

Sipas ankesës, dy ditë para se të hapte zjarr ndaj zonjës Zwerner teksa ajo ishte ulur në një tavolinë leximi në klasë, djali kishte marrë celularin e mësueses dhe e kishte thyer në tokë. Për këtë ai kishte marrë një pezullim njëditor.

 

Familja e tij thotë se djali ka një aftësi të kufizuar akute dhe rrallë ndoqi shkollën pa qenë i pranishëm një nga prindërit e tij.

 

Zonja Zwerner po kërkon dëmshpërblim për dëmtime të përhershme trupore, dhimbje fizike, ankth mendor, fitime të humbura dhe dëme të tjera, thuhet në padi.

 

“Mendova se kisha vdekur,” tha zonja Zwerner për emisionin Today të NBC në mars.