Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga kantieri i Poligonit të parë të testimit praktik për leje drejtimi.

 

Rama shkruan se kjo qendër do të kthehet gjithashtu në një hapësirë ku do e shfrytëzojnë të rinjtë.

Qendra e parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale në Fushë-Prezë, Tiranë, me rreth 6,000 m2 do të shërbejë për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.

 

‘MIRËMËNGJES

 

dhe me punën që vijon në kantierin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për Leje Drejtimi dhe Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale në Fushë-Prezë, Tiranë, ku në një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të kthehet në hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative për moshat e reja, stacion trajnimesh profesionale, si edhe do të shërbejë për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë, ju uroj një ditë të mbarë’- shkroi Rama.

.