Të paktën 3 persona kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë janë plagosur në sulmin e ushtrisë izraelite në një fshat në jug të Libanit.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, avionët luftarakë të ushtrisë izraelite kryen sulm ajror në një shtëpi në fshatin Sultaniye në qytetin Sur të Libanit.

Si pasojë e sulmit, shtëpia në fjalë është shkatërruar plotësisht ndërsa nën rrënoja janë gjetur trupat e pajetë të 3 personave. Nuk janë dhënë informacione lidhur me identitetin e personave të vrarë.

Ushtria izraelite goditi me raketa një shtëpi në qytetin Kfarkilla, që ndodhet në rajonin kufitar në jug të Libanit. Në këtë sulm nuk ka patur viktima.

Në përleshjet midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut në vijën kufitare që nga 8 tetori 2023, u vranë 270 anëtarë të Hezbollahut, 54 civilë libanezë, 17 nga Lëvizja Amal, 13 nga Hamasi, 12 anëtarë të Xhihadit Islamik dhe 7 civilë izraelitë dhe 11 ushtarë izraelitë./aa