Është vetdorëzuar në polici 40-vjeçari Elton Mergjyshi që qëlloi me thikë tre persona pasditen e djeshme në ambientet e një lokali në Laprakë.
Mergjyshi pasi ishte pushuar nga puna, ishte konfliktuar me shtetasin italian Massimo Sorvillo, i cili në ato momente ndodhej në tavolinë me bashkëshorten e tij Roxhersa Rrapollari dhe vjehrrin Viktor Rrapollari.
Gjatë debatit, Mergjyshi ka nxjerr thikën dhe ka qëlluar fillimisht 64-vjeçarin Viktor Rrapollari që kishte ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe më pas vajzën e tij Roxhersa Rrapollari, ndërsa në fund ka qëlluar në pjesën e kraharorit dhe Massimo Sorvillo.