10 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga policia e Tiranës

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit R. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij; si dhe shtetasin Gj. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur portofolin shtetases D. D.

 

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën një përforcues grushti, një thikë dhe një municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kamzë, ka goditur me mjet prerës, 2 shtetas. Nga veprimet hetimore dyshohet se 17-vjeçari i arrestuar ka vjedhur materiale ndërtimi, në një magazinë.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.