Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është i pafajshëm gjatë seancës gjyqësore në Hagë.

 

Në fjalën e tij, Thaçi, i akuzuar për krime lufte, është shprehur se pret që gjykimi ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të jetë i drejtë dhe të përfundojë shpejt.

 

Sipas tij, procesi gjyqësor ka dëshmuar edhe njëherë se nuk ka patur trafik organesh, siç thuhej në raportin e Marty-t.

 

“Jam i kënaqur që procesi e ka dëshmuar edhe njëherë se nuk ka pasur trafikim organesh e shtëpi të verdhë. Kosovës i është hequr reja e zezë të cilën ia kishte vënë Raporti i Marty-t”, ka thënë Thaçi.