Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes njoftoi se furnizimet shëndetësore të përgatitura për ata që kanë nevojë në Gaza u dërguan dje në Jordani me avion të tipit A400M.

"Furnizimet shëndetësore të përgatitura për vëllezërit tanë në Gaza u dërguan në Jordani me një avion të tipit A400M që u ngrit nga Komanda jonë e 12-të e bazës kryesore të transportit ajror në Kayseri", theksoi ministria duke shpërndarë edhe një video nga furnizimet./aa