Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Kralanit.

 

Po ashtu, ajo ka kujtuar edhe të zhdukurit me dhunë nga regjimi serbë, për çka ka thënë se sot e kësaj dite nënat, motrat e familjarë të tjerë presin me ankth ndonjë lajm për fatin e më të dashurve të tyre.

 

“Sot kujtojmë 86 civilët e rrëmbyer nga forcat gjenocidale të Serbisë në Kralan të Gjakovës, të cilët u ndanë nga kolona e të zhvendosurve, të mbledhur në këtë fshat. Civilë moshash të ndryshme, pleq, gra, burra e fëmijë, u vranë mizorisht nga regjimi kriminal serb ose u zhdukën dhunshëm. Sot e kësaj dite, nënat, motrat e familjarët e tjerë presin në ankth ndonjë lajm për fatin e më të dashurve të tyre, të zhdukur me dhunë nga regjimi serb. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, ka thënë Osmani. /KosovaPress/