Policia e Dibrës ka vënë në pranga 32-vjeçarin Xhevahir Bitrin pasi grabiti para në një banesë. Bëhet me dije se gjatë kontrollit 32-vjeçarit iu gjet një kartë identiteti rumune e dyshuar e falsifikuar.

 

 

Sakaq vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

 

NJOFTIMI:

 

Dibër

 

Vodhi para dhe sende me vlerë, në një banesë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

 

 

Në momentin e arrestimit, 32-vjeçarit iu gjet një dokument identifikimi fals.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një banesë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien të pranga të autorit të kësaj vjedhjeje.

 

Si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore, u arrestua shtetasi Xh. B., 32 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë (bizhuteri), në banesën e një shtetasi.

 

Në momentin e arrestimit, shtetasit Xh. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti romune e dyshuar e falsifikuar.

 

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.