Një 38-vjeçar që mashtroi një person duke i marrë para me premtimin se do t’i siguronte kontratë pune në Gjermani, është shpallur në kërkim  nga policia.

 

 

Në kërkim u shpall H. R., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se përmes mashtrimit, i ka marrë shumën 1000 euro, një shtetasi, me pretendimin se do t’i siguronte djalit të tij, një kontratë pune në Gjermani.

 

Policia thotë se vijon puna për kapjen e shtetasit H. R., si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të jenë kryer nga 38-vjeçari.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.