Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shëngjin, ku u ekzekutua në lokalin e tij, biznesmeni Ardian Nikulaj, është zbardhur itenerari i ndjekur nga autori i vrasjes,

 

Sipas burimeve për News 24, autori i cili lëvizte me motor fill pas ekzekutimit ka përshkuar një itinerar rruge duke zgjedhur aksin kryesor deri në Balldre dhe më pas në rrugë dytësore ka humbur gjurmët pasi nuk ka më kamera sigurie.

 

Pra, autori është kthyer nga Shëngjini në Lezhë dhe më pas ka lëvizur me motor përgjatë superstradës deri në dalje të Balldrenit. Kjo është pika e fundit, ku policia ka gjurmët e tij, më pas asgjë.

 

Ndërkohë nga policia janë marrë në pyetje disa persona, por pa arritur në asnjë të dhënë konkrete.