Për të gjithë fansat e “Harry Potter” ka një lajm të mirë, libri do bëhet serial. “Harry Potter” është një sagë e krijuar nga seria e librave të J. K. Rowling për magjistarin legjendar dhe luftën e tij për të shpëtuar botën magjike nga Lordi Voldemort.

 

Ngociatat në lidhje me këtë projekt të ri janë në fazën përfundimtare dhe në regjistrimin e serialit duhet të përfshihet edhe J. K. Rowling.

 

Plani është që seriali “Harry Potter” të ketë shtatë sezone, secili i bazuar në një libër. Për këtë serial është përfolur gjatë dhe duket se së shpejti “do të shfaqet drita jeshile”.

 

Mister mbetet se kush do të luajë personazhet kryesore në serial, të cilët u mishëruan në filmat nga Daniel Radcliffe, Emma Watson që luante Hermione dhe Rupert Green, i njohur më mirë si Ron Weasley. Data e publikimit ende nuk është bërë publike.