Një arbitër futbolli në Meksikë u suspendua me 12 ndeshje të martën pasi goditi me gju një lojtar nën brez gjatë ndeshjes së sezonit të rregullt mes Club America dhe Leon.

 

Federata Meksikane e Futbollit përmes një deklarate bëri të ditur se kishte pezulluar arbitrin 39-vjeçar Fernando Hernandez Gomez për sjellje të dhunshme ndaj lojtarit Lucas Romero të Leon gjatë ndeshjes të së dielës.

 

Gomez godit me gju Romeron ndërsa lojtari po debatonte i revoltuar me të dhe kërkonte një rishikim të ndihmës gjyqtarit video (VAR) pas barazimit nga skuadra kundërshtare Club America.

 

Ndeshja "e nxehtë" e ligës meksikane përfundoi 2:2.

 

Trajneri i Club America, Fernando Ortiz dhe trajneri i Leon, Nicolas Larcamon si dhe mesfushori i Leon, Romero, u pezulluan me nga dy ndeshje secili.

 

Romero u sanksionua nga organi i futbollit meksikan për reagimin e tij ndaj arbitrit.

 

Ortiz dhe Larcamon u pezulluan për sjellje të dhunshme kundër njëri-tjetrit pas vijës fundore.

 

Leon dhe Club America janë në vendin e tretë dhe të katërt në renditjen e Liga MX të Meksikës./AA