Qazim Laçi dhe Indrit Tuci përballë Liverpoolit, Redon Xhixha do të luajë kundër Leverkusenit dhe Berat Gjimshiti kundër Sportingut të Lisbonës. Short i pamëshirshëm, por me plot prestigj për lojtatët shqiptarë në Europa League.

Që në përzierjen e hershme të goglave, Sparta e Pragës, ku luajnë Laçi dhe Tuci, u vu përballë Liverpoolit.

Një short disi normal për Atalantën e Gjimshitit, që gjen në këtë fazë skuadrën portugeze të Sportingut, ndërsa Qarabagu i Xhixhës e mësoi në fund kundërshtarin, pikërisht Bayer Levekusenin, që po dominon në Bundesligë.

Interesant fakti që Roma do të përplaset me Broghtonin e De Zerbit, ndërsa Milani shmangu në fund “Aspirinat”, për t’u përballur me Slavian e Pragës.

Çiftet e fazës 1/8

Sparta Pragë – Liverpool

Marseille – Villarreal

Roma – Brighton

Benfica – Rangers

Frieburg – West Ham

Sporting CP – Atalanta

Milan – Slavia e Pragës

Qarabağ – Leverkusen/ Super Sport