Probleme shëndetësore për Silvio Berlusconin. Ish-kryeministri italian është shtruar sërish në spitalin San Raffaele të Milanos që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa ndodhet në terapi intensive pasi ka pasur probleme kardiovaskulare. Pas disa shqetësimeve me frymëmarrjen, ish-kryeministri i është drejtuar spitalit, ndërsa gjendja shëndetësore e tij është e stabilizuar.

 

 

 

Kreu i Forza Italia doli nga i njëjti spital më 30 mars. Në atë kohë ai ishte i shtruar për kontrolle që ndoshta lidheshin me një episod aritmie.

 

Ndër të parët që komentoi në lidhje me shëndetin e Berluskonit, ishte Matteo Renzi. “I uroj shumë fat Silvio Berlusconit, i cili është shtruar sërish në spitalin e San Raffaele”.