Të paktën dy persona janë arrestuar pasi një grua 36-vjeçare u gjet e varrosur e gjallë në një varrezë në Brazil.

 

Gruaja, një nënë e katër fëmijëve, u rrah dhe u tërhoq zvarrë nga shtëpia e saj nga sulmuesit më 28 mars dhe u braktis brenda një varri në varrezat komunale Visconde do Rio Branco në shtetin juglindor të Minas Gerais.

 

Ajo mbijetoi nën tokë për 10 orë para se varrmihësit vunë re çimento të freskët dhe gjak pranë varrit. Dyshimet e tyre u konfirmuan kur dëgjuan një grua që thërriste për ndihmë nga brenda.

 

Shefi i policisë Diego Candian tha se të pandehurit të moshës 20 dhe 22 vjeç, po planifikonin të arratiseshin për në Rio de Zhaneiro pas krimit të tyre të tmerrshëm.

 

Gruaja i tha policisë se ishte sulmuar pasi kishte vendosur në vendin e gabuar drogën dhe armët që ajo ruante për ta në shtëpinë e saj.

Të dy të rinjtë ishin arrestuar në të kaluarën me akuza për trafik armësh dhe droge. Ata do të mbahen në paraburgim deri në 30 ditë.

 

Autoritetet janë në kërkim të një të dyshuari të tretë.

"Ka ende një individ që është në arrati," tha shefi i policisë Douglas Moto. “Ne ende po punojmë pandërprerë që të mund të gjejmë këtë person dhe të bëjmë sa më shpejt arrestimin dhe më pas t'i lëmë në dispozicion të drejtësisë.

 

Të dyshuarit hynë në shtëpinë e saj më 28 mars dhe sulmuan bashkëshortin e saj, i cili arriti të arratisej.

 

Më pas ata mundën ta largonin nga banesa dhe e çuan në varreza dhe e futën brenda varrit.

 

Gruaja vuri re se ishte bllokuar në varr pasi kishte rifituar vetëdijen.

Punëtorët e varrezave dëgjuan britmat e saj të dobëta për ndihmë dhe menjëherë thirrën policinë përpara se një ekip shpëtimi emergjent ta nxirrte atë nga vendi i varrimit.

 

Gruaja ka pësuar një dëmtim në kokë dhe rrezikon të humbasë një nga gishtat e saj, tha drejtori i spitalit João Batista, Henrique Slaid për gazetën braziliane G1.

 

“Po vlerësohet mundësia e operacionit vaskular dhe ndoshta amputimi”, tha Slaid, ndërsa shtoi se viktima është në kujdes intensiv dhe po përmirësohet, por mund t'i nënshtrohet edhe ndërhyrjes kirurgjikale.