Arrest me burg ka dhënë Gjykata e Korçës për dy rumunët e arrestuar 3 ditë më parë në Kapshticë, në tentativë për të transportuar 118 kg kanabis sativa drejt Greqisë.

 

George Coman, 54 vjeç dhe Daniela Buturugaru, 36 vjeçe, u kapën gjatë kontrollit në skaner, i cili zbuloi se në rulotin në të cilin udhëtonte çifti, ishin fshehur 79 pako me drogë poshtë tapicerisë së bagazhit.

 

Siç duket edhe nga pamjet rumuni George Coman para fillimit të seancës është habitur me praninë e madhe të kamerave të gazetarëve.

 

Ai ka qeshur dhe ka rregulluar flokët. Gazetarja Daniela Zisi ka mësuar se ai ka kërkuar përkthyes rumanishteje./tvklan