Vihet në pranga një 23-vjeçar, pasi lëvizte me armë zjarri në makinë.
Uniformat blu kanë arrestuar ditën e sotme shtetasin M.H. 23 vjeç, pasi qarkullonte me makinë i armatosur.
Nga kontrollet e bëra në automjetin me të cilin lëvizte i riu, janë sekuestruar si provë materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”.
Në Selitë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. H., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.