Numri i të rinjve që aplikojnë për kurset e Programit të Kodimit me mbështetje financiare nga Qeveria po rritet çdo ditë.

 

Kryeministri Edi Rama deklaron në një postim në rrjete sociale se janë 2600 të rinj kanë zgjedhur të profesionalizohen në fushën e programimit “Python Fullstack”.

 

Rama publikoi rastin e Xhonit Toromenit, një ndër të rinjtë që ka zgjedhur programimit “Python Fullstack”, pranë akademisë Betaplan.

 

Ai ka studiuar për Inxhinieri Mekanike por fitoi bursë 100% pas aplikimit në e-Albania.

 

“Gjuha e kodimit “Python” është gjuha e së ardhmes dhe do të ketë shumë treg pune, sidomos në Shqipëri”, shprehet Toromeni.

 

Qeveria mbështet 100% financiarisht të rinjtë që zgjedhin të mësojnë programin e kodimi.

 

Thirrja e parë për të rinjtë që duan të marrin pjesë në Programin e Ri të Kodimit, u çel në janar të këtij viti.