Katër fëmijë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me thikë në një çerdhe në shtetin jugor Santa Catarina të Brazilit mëngjesin e së mërkurës.

 

“Me dhimbje të thellë u informova se një vrasës hyri në çerdhen private Cantinho do Bom Pastor, në qytetin e Blumenao, dhe sulmoi fëmijët dhe punonjësit”, tha në një deklaratë guvernatori Georgino Melo.

 

 

Nga ana e tyre, përdoruesit e Twitter shprehën zemërimin e tyre për sulmin e përgjakshëm me komente të ndryshme kundër sulmuesit 25-vjeçar, duke përfshirë:

 

“ju jeni plehra” dhe “si lejohet ai të hyjë në një institucion arsimor dhe të vrasë fëmijë?” .

 

 

Policia Ushtarake njoftoi gjithashtu se i dyshuari, një 25-vjeçar, është dorëzuar tek autoritetet dhe është dërguar në mbajtje. Sipas disa mediave, fëmijët janë vrarë me një sëpatë të vogël.

 

Nuk është hera e parë që një kopsht fëmijësh në shtet është shënjestër e një sulmi. Në vitin 2021, një 18-vjeçar vrau dy anëtarë të stafit dhe tre fëmijë të vegjël në një çerdhe në komunën e Saudades

 

Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva shkroi në Twitter:

 

“nuk ka dhimbje më të madhe se ajo e një familjeje që humbet fëmijët apo nipërit e saj, aq më tepër kur është përmes një akti dhune ndaj fëmijëve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen”.

 

Qyteti ka rreth 360,000 banorë dhe është një destinacion popullor me vizitorët që eksplorojnë trashëgiminë gjermane të rajonit.