Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) njoftoi se nuk ka ndodhur ndonjë dëm në objektet bërthamore në Iran.

"IAEA konfirmon se nuk ka ndodhur ndonjë dëm në objektet bërthamore të Iranit", thuhet në deklaratën e bërë në llogarinë e rrjeteve sociale të IAEA-së, pas raportimeve për shpërthime në provincën verilindore iraniane Isfahan, ku ndodhet baza e Forcave Ajrore të Iranit.

Në deklaratë thuhet se kreu i IAEA-së, Rafael Mariano Grossi, i cili paralajmëroi kundër shënjestrimit të objekteve bërthamore, u bëri thirrje palëve për përmbajtje.

Gjithashtu në deklaratë është përsëritur paralajmërimi se objektet bërthamore nuk duhet të jenë kurrë në shënjestër në konfliktet ushtarake, duke shtuar se IAEA po i ndjek nga afër zhvillimet./aa