Megjithëse i ka treguar botës sa e dashuruar është, këngëtarja Mariza Ikonomi nuk e ka patur të lehtë të flasë në publik për partnerin që i ka vjedhur zemrën.

 

“Besoj që martesa me personin e duhur nuk është asnjëherë gabim. Mua nuk më frikson por edhe nuk jam nga ata që vdiqa për t’u martuar. Unë i dua festat. E rëndësishme është se si ndihesh me njëri-tjetrin pastaj këto gjërat janë të bukura dhe mund të mbetet një kujtim por nuk është gjithçka,”- shprehej Mariza më herët, teksa tregonte planet për martesë.

 

Në emisionin “Një gotë me Rose”, Rozana Radi e ka ngacmuar me lezet këngëtaren që t’i tregojë publikut më tepër detaje për mashkullin e ëndrrave të Marizës, që e ka në krah.

 

Rozana ka tentuar që këngëtarja t’i tregojë emrin, pasi në të kundërt do ta tregonte ajo vetë. Madje, ajo zbuloi dhe një letër që i dashuri i kishte dërguar Marizës.

 

Si përfundim, mësuam që partneri i saj quhet Blendi, ndërsa të tjera informacione duket se do të “rrjedhin” në vazhdim