Policia e Tiranës ka ndaluar një 23-vjeçare në Tiranë, me inicialet E. S., pasi kjo e fundit i ka vjedhur telefonin një gruaje.

 

 

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ende të paidentifikuar, ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje, në sheshin “Nënë Tereza”.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. Xh., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konfliktuar me shtetasin H. H., për motive të dobëta.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Rr., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një krëhër arme me municion luftarak.

Më datë 06.04.2023, në mesnatë, në Unazë të Re, dyshohet se 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasit E. H., 25 vjeç dhe K. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.