Ditën e sotme pritet të mbërrijë në vendin tonë Audrey Glover, pasi është vendosur të jetë Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

 

 

 

Gazetari Ergys Gjençaj bën me dije për BalkanWeb se në orën 12:00 ajo pritet që të takohet me kreun e KQZ Ilirian Celibashin, e më pas do të mbajnë dhe një konferencë për mediat.

 

Gjatë qëndrimit të saj Glover do të zhvillojë takime  edhe me drejtues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të partive politike.

 

Audrey Glover do të drejtojë misionin e vëzhgimit të këtij procesi zgjedhor i konsideruar shumë i rëndësishëm për demokracinë shqiptare.

 

ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit

 

Zonja Audrey Glover mund të quhet pa hezitim një veterane e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996. Për tu rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 Majit.