Ndërron jetë i moshuari në SHBA, pasi u sulmua nga lakuriqët e natës.

 

Një burrë 84-vjeçar nga shteti i Minesotës në SHBA, është sulmuar nga lakuriqët e natës gjatë kohës kur ishte duke fjetur në dhomë me bashkëshorten e tij.

 

Menjëherë pas incidentit, i moshuari është kujdesur së bashku me gruan e tij për dezinfektimin e pjesëve të trupit në të cilat ishte sulmuar nga lakuriqi.

 

Çifti më pas mori trajtim kundër tërbimit, duke përfshirë një sërë vaksinash kundër sëmundjes dhe injeksione të antitrupave. Por pas disa kohësh, i moshuari u kthye në spital plot tre herë të tjera, pasi pësoi dhimbje të forta në anën e djathtë të fytyrës dhe lotim të tepërt të syrit. Ai gjithashtu vuante nga djersitjet e natës, paraliza e fytyrës dhe dhimbje në veshin e majtë.

 

Sipas mjekëve i moshuari pësoi encefalit, ënjtje të rëndë të trurit dhe palcës kurrizore dhe ndërroi jetë 15 ditë më vonë.

 

Nga testimet e bëra u zbulua se 84-vjeçari ishte diagnostikuar me sëmundjen e tërbimit, të njëtin me atë të lakuriqit të natës që e sulmoi.

 

Zyrtarët shëndetësorë thanë se ky është rasti i parë i regjistruar i një pacienti që vdes nga tërbimi në SHBA pas marrjes së trajtimit profilaktik “në kohën e duhur “.