Pamje interesante janë shfaqur në plazhe dhe rrugë për shkak të breshërit i cili ishte efektiv në rajonin ÇeÅŸme të qytetit Izmir, raporton Anadolu.

Rrebeshi me bubullima që filloi në orët e para të mëngjesit në të gjithë qytetin ia la vendin breshërit. Breshëri ka rënë me intervale në rajonet Karşıyaka dhe ÇiÄŸli të qytetit ndërsa në rajonin ÇeÅŸme ka rritur efektin e tij duke i bërë të bardha bulevardet, rrugët dhe plazhet.

Në rajonin ku reshjet e borës vërehen rrallë, qytetarët u zgjuan me peizazhin e bardhë të shkaktuar nga breshëri. Si pasojë e breshërit disa automjete kanë mbetur në rrugë ndërsa u rrëzua veranda para një qendre tregtare.

Ndërsa disa banorë në ÇeÅŸme që nuk janë të mësuar me këtë pamje të bardhë, bënë ecje në plazh me fëmijë si dhe u përpoqën të bëjnë topa me kokrrat e breshërit.

Kryetari i bashkisë metropolitane të Izmirit, Tunç Soyer në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, tha se stuhia dhe breshëri kanë qenë efektivë në zonat Germiyan, Ildırı, Ilıca në rajonin ÇeÅŸme. "Ekipet tona të zjarrfikësit ndërhynë në moment ndaj rasteve negative të tilla si mbetja e automjeteve në rrugë, dëmtimi i çative dhe rrëzimi i verandës. Këto janë pamje në prill. Kriza e klimës nuk është në derën tonë, por në jetën tonë", tha ai.