Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku një furgon me nxënës nga shkolla profesionale e minierës së këtij qyteti,  është aksidentuar.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar disa nxënës, mes të cilëve 5 janë transportuar për në spital.

 

Nxënësit e shkollës profesionale kanë qenë duke shkuar në minierën e Bulqizës për praktikë.

 

Sakaq pritet një njoftim nga policia për sqarimin e plotë të këtij aksidenti./BW