Një helikopter ushtarak me dy pilotë, dy inxhinierë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord është rrëzuar në afërsi të ishullit Miyako, në prefekturën e Okinawa, Japoni.

 

Roja bregdetare japoneze ka gjetur disa pjesë të rrënojave që besohet se janë të helikopterit.

 

“Ne kemi kryer operacione kërkim-shpëtimi në zonë gjatë gjithë natës, por nuk kemi gjetur ende gjeneralin (Yuichi) Sakamoto të Divizionit të 8-të të Ushtrisë, as nëntë të tjerët në bord.

 

Ne do të bëjmë gjithçka për të gjetur dhjetë personat e zhdukur”, tha ministri i Mbrojtjes Yasukazu Hamada.

 

Autoritetet nuk kanë bërë publike për arsyet e rrëzimit të helikopterit gjatë një misioni zbulimi.