Partia Demokratike ka denoncuar shoqërimin dhe kontrollin e tre kandidatëve të saj për Këshillin Bashkiak nga ana e policisë.
PD bën me dije se rreth orës 19:15 tre kandidatët e PD-së për Këshillin Bashkiak të Bashkisë Vau Dejës janë përndjekur dhe shantazhuar nga patrulla e policisë pa asnjë shkak. Në njoftimin e PD-së theksohet se efektivët kanë shkelur rëndë ligjin duke shoqëruar pa asnjë shkak kandidatët:
1-Z Gjon Marku Kryesues i listes për Anëtar të Këshillit të Bashkisë Vau Dejës, ish Kryetar i Bashkisë Vau Dejës, Ish Sekretar i Këshillit të Qarkut Shkodër.
2- z. Aleks Prendi, kandidat për Këshillin Bashkiak Vau Dejës
3- z. Gjin Lazri, kandidat për Këshillin Bashkiak Vau Dejës
Janë ndaluar nga një patrullë e policisë së shtetit, pa asnjë motiv, pa asnjë arsye, të cilët kanë ndaluar kandidatët e Partisë Demokratike fillimisht në qënder të fshatit Mjedë me preteksin që gjoja nuk jeni ndaluar postobllokut të Policisë gjë që nuk është aspak e vërtet dhe është trillim pasi gjatë aksit rrugor nuk ka pasur asnjë postobllok policie.
Pasi i kanë ndalur në fshatin Mjedë, dhë me pas i kanë lënë të lirë, patrulla e policisë ka ndjekur gjatë gjithë rrugës mjetin me të cilin po udhëtonin kandidatët e Partisë Demokratike, duke i ndalur sërish në qëndër të qytetit të Vau Dejësit.
Kjo patrullë, pasi është ndalur mjeti, kanë detyruar Kandidatin për Anëtar të Këshillit të PD bashkë me automjetin e tij të largohet 1 km larg qytetit për ti bërë kontroll fizik.
Një sjellje arbitrare dhe e motivuar politikisht sipas PD që i ka bërë thirrje Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshem të Policisë së Shtetit që të reagojnë menjëherë ndaj këtij rasti skandaloz dhe të paprecedentë.