Teksa seanca e ditës së sotme ka nisur me debate mes opozitës që bllokoi sërish foltoren dhe mazhorancës për çështjen McGonigal, kjo duket se nuk e ka penguar deputetin Eduart Shalsi, i cili është kapur nga kamerat duke luajtur shah.

 

Duket se tonet e larta nuk e kanë shqetësuar deputetin socialist, i cili vijon me lojën e tij në rrjetet sociale.

 

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë prezent në interpelancën e thirrur nga grupi i deputetëve mbështetës së Alibeaj në lidhje me çështjen e Mc Gonigal dhe takimet e kreut të qeverisë me të.

 

Rama ia ka deleguar kompetencën ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.