Peshkopia është takimi i 16-të në rradhë i lëvizjes patriotike ‘Shqipëria kundër shpopullimit’, takim i cili u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve dibrane dhe përfaqësuesve dhe eksponent lokal të Partisë Demokratike.
Në panel u diskutuan çështje të rëndësishme, siç janë fenomeni i shpopullimit, censusi, marrëveshja Rama-Meloni etj.
Aktivisti Aulon Kalaja ka folur me tone të ashpra në lidhje me faktin e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria dhe me indinjatë të thellë mbi vendimet e qeverisë Rama për kthimin e Shqipërisë në kamp refugjatësh.
Sipas Kalasë, këtu kemi të bëjmë me një axhendë për shpopullimin e Shqipërisë, nuk kemi të bëjmë me një lëvizje të lirë siç politika do ta quaj rëndom, pasi sipas tij rreth 38% e dibranëve janë larguar nga vendi.
‘Ajo që po ndodh në Shqipëri, shifrat janë të frikshme kur kemi parasysh që sipas informacioneve tona në Shqipëri jetojnë tanimë më pak se 1 milion e gjysmë banorë. Kjo është një shifër e frikshme, pothuajse jemi kthyer 100 vite prapa”, tha aktivisti Aulon Kalaja./SyriNet