Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot vendimet e qeverisë për rritjen e pagave.
‘Paga e mësuesve në sistemin e ulët nga 49 në 81 mijë lekë, apo tu them mësuesve në arsimimin e mesëm do të shkojë mbi 100 mijë lekë.
Në arsimin e mesëm nga 74-95 mijë. Të gjitha këto janë shifra bazë, pastaj vjetërsia e punës dhe kohëzgjatja në detyrë dhe niveli i kualifikimeve bëjnë që gjërat të jenë edhe më mirë.
Një rritje të konsiderueshme pedagogëve të gjithë sistemit universitare me 20%, duke iu dhënë diskrecion që ata të shkojnë në 30%, sepse ato janë autonomë. ’- u shpreh Rama.