Ambasadori britanik në Tiranë, Nick Abbott, në fjalën e tij gjatë takimit me përfaqësues të institucioneve të pavarura, deklaroi se Shqipëria duhet të përmbushë reformat që kërkohen, me qëllim integrimin në Bashkimin Europian.
Abbott tha se institucionet e pavarura duhet që të fuqizohen. Ai tha se llogaria dhe transparenca nga institucionet janë prioritet absolut.
Ambasadori britanik në Tiranë, Nick Abbott: Institucionet e pavarura duhet të fuqizohen. Duhet llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet.
Shqipëria duhet të bëjë reforma të vazhdueshme në harmoni me rekomandimet e Bashkimit Europian. Reformat janë kyçe për Shqipërinë, për rrugën e saj drejt integrimit në BE./BalkanWeb