Të paktën një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm të armatosur në qytetin izraelit Tel Avivit, raporton Anadolu.

 

Policia izraelite njoftoi se sulmuesi hapi zjarr me armë në qendër të Tel Avivit dhe në të njëjtën kohë u është vërsulur njerëzve në rrugë me makinë.

 

Në deklaratë thuhet se nga sulmi mbeti i vrarë një turist, ndërsa gjashtë persona të tjerë u plagosën.

 

Mediat izraelite raportojnë se sulmuesi është neutralizuar.

 

Një video u shfaq në rrjetet sociale ku shfaqet policia izraelite duke shtënë ndaj një makine që ishte përmbysur në rrugë.

 

Lajmin për sulmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme e Izraelit.

 

Kujtojmë se ushtria izraelite kreu disa sulme ajrore ndaj objektivave në Gaza dhe Liban, duke thënë se kishin në shënjestër pozicionet e grupit të rezistencës palestineze Hamas.

 

Grupet palestineze në Gaza gjithashtu hodhën raketa në vendbanimet izraelite pranë kufirit.

 

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë qenë në rritje gjatë ditëve të fundit pas sulmeve brutale të Izraelit ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa.

 

Më herët, në një sulm të armatosur në Bregun Perëndimor të pushtuar, dy kolonë hebrenj u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë.