Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha reagoi sot pas deklaratave të Sali Berishës, i cili u shpreh se “me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Basha pyet se “pse ‘revolucioni’ u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave”.
“Kur me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bashkove votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD?! Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse e shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore dhe hodhët në koshin e plehrave rekomandimet e OSBE/ODHIR?!”, shkruan Basha.
Më herët, Berisha deklaroi se “zgjedhjet në Himarë janë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën s’ka dhe s’mund të ketë zgjedhje të lira”./ata