Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se mungesa e punonjësve të shëndetësisë është problem global.
Në Forumin e 5-të Global për Burimet Njerëzore për Shëndetin në Gjenevë, Ghebreyesus tha se në forum morën pjesë mbi 3 000 delegatë nga më shumë se 140 vende dhe se për herë të parë është shënuar një pjesëmarrje kaq e lartë.
“Forumi ka përkuar me javën ku do të festohet Java Botërore e Punonjësve të Shëndetësisë dhe 75-vjetori i OBSH-së”, tha Ghebreyesus i cili shtoi se Kushtetuta e OBSH-së që ka hyrë në fuqi më 7 prill 1948 miratoi shëndetit si një e drejtë themelore e njeriut për të gjithë njerëzit.
Ghebreyesus vuri në dukje se procesi i COVID-19 paraqiti edhe një herë në kuptimin global rëndësinë e punonjësve të shëndetësisë.
Ai tha se gjatë këtij procesi ka pasur ngarkesë ekstreme mbi punonjësit dhe sistemet shëndetësore. “Në procesin e COVID-19 u infektuan miliona punonjës shëndetësorë dhe të kujdesit, mijëra humbën jetën dhe shumë prej tyre ranë të lodhur nga puna e mbingarkuar”, shtoi Ghebreyesus.
Kreu i OBSH-së nënvizoi se mungesat në sistemet shëndetësore shkaktuan shumë vdekje në shumë vende. “Mungesa e punonjësve shëndetësorë ishte arsyeja më e madhe në mangësitë e shërbimeve shëndetësore gjatë pandemisë”, tha ai.
Krahas vendeve të varfra edhe vendet e pasura luftuan me mungesën në numrin e punonjësve shëndetësorë, nënvizoi Ghebreyesus i cili tërhoqi vëmendjen se parashikohet që deri në vitin 2030 të arrijë në 10 milionë persona në nivel global mungesa e personelit në sektorin shëndetësor.
Kreu i OBSH-së tërhoqi vëmendjen se që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, një në çdo tre punonjës shëndetësor ka përjetuar probleme shëndetësore si ankthi dhe depresioni dhe se gjysma e punonjësve shëndetësorë janë lodhur në aspektn psikologjik.
Duke bërë të ditur se vazhdon lufta e punonjësve shëndetësorë, Ghebreyesus tha: “Grevat dhe veprimet industriale janë në nivel rekord. Në më shumë se 160 vende njoftohen pakënaqësi nga kushtet e punës. Ndodhemi përballë me vështirësi që presin përgjigje të madhe”.
Ai informoi se këtë javë do të përqendrohen në mbrojtjen e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve të punës të punonjësve shëndetësor, rritjen e investimeve të vendeve në fushën e shëndetësisë dhe veprimin së bashku në këto çështje.